Pesë milionë euro do të investohen nga Bashkimi Europian në një projekt 4-vjeçar në mbështetje të sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe standardeve fitosanitare në Shqipëri. Lajmin e jep ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Bledi Cuçi. “Sot prita në takim Ray Ellard, drejtor i Autoritetit të Sigurisë Ushqimore në Irlandë.
Ky institucion është një nga më të njohurit në botë kur vjen fjala tek siguria ushqimore. Diskutuam për modelin organizativ të sigurisë ushqimore dhe shërbimit veterinar në Irlandë, me qëllim zbatimin në vendin tonë të praktikave më të mira në këtë drejtim.
Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV do të bashkëpunojnë ngushtësisht me këtë institucion, si dhe homologët nga Finlanda që janë pjesë e konsorciumit për zbatimin e projektit me kohëzgjatje 4-vjeçare, shkroi ministri i ri Çuçi në facebook./Ri-De