Home KRYESORE Mjekja ligjore jep detaje rrëqethëse për ngjarjen e Korfuzit

Mjekja ligjore jep detaje rrëqethëse për ngjarjen e Korfuzit

52-vjeçari Aleko Petro, që akuzohet për vrasjen e të bijës, Anxhelina, është dërguar të shtunën në mesditë te prokurori i Korfuzit, për të deponuar mbi rrethanat dhe motivet e aktit të rëndë kriminal.

Ndërkaq, mjekja ligjore e Korfuzit, Krisavgji Kousi, që bëri ekspertizën e trupit pa jetë të 29-vjeçares, ka dhënë detaje rrëqethëse.

“Vajza u godit shumë herë. Ka shtatë goditje, të paktën ato që dallohen në kokë. Më pak në trup. Gjymtyrët, sidomos duart, kanë shumë shenja goditjesh. Kafka ishte deformuar dhe kishte shumë fraktura në anën e majtë”.

Gazetari: Kishte dhe në duar plagë? U përpoq të mbrohet?

“Kishte shumë goditje në pjesën e pasme të parakrahëve, aty ku ka ngritur duart lart që të mbronte fytyrën dhe kokën. Konstatova shumë zemërim në ato goditje. E gjithë kjo më ka lënë pa fjalë. Nuk arrij të kuptoj se si një prind mund të godasë kështu fëmijën e vet”.

Më tej, zonja Kousi u ka thënë gazetarëve se nuk do të flasë më si mjeke ligjore e Korfuzit, por si njeri.

“U revoltova kur më erdhi në zyrë që ta ekzaminoj dhe erdhi duke qarë. U përpoqa sa munda të ruaja gjakftohtësinë, mirëpo, si njeri u revoltova. Po të mundja në ato momente të reagoja, besomëni, do të kisha reaguar. Mirëpo duhej të ruaja pozicionin tim dhe profesionalizmin. Nuk është thjesht një krim monstruoz, është një kafshëri”.

Aleko Petro vrau pak ditë më parë vajzën e tij 29-vjeçare Anxhelina, pasi nuk pranonte dashurinë e saj për një shtetas afgan.

Burimi: Tv Klan

Share: