Home KRYESORE Negociatat për Balilin, flet nipi: I shkova në zyrë drejtorit të policisë

Negociatat për Balilin, flet nipi: I shkova në zyrë drejtorit të policisë

Nipi i Klement Balilit, Rigels Balili (Kryetar i PS në Bashkine Delvinë) ka treguar arsyen qe e shtyu te ashtuquajturin “Escobari i Ballkanit” qe te vetedorezohej ne polici, duke mohuar deklaraten zyrtare te Ministrit të Brendshëm se ai është arrestuar.

“Negociatat kanë nisur që në momentin kur avokati na njoftoi se është plotësuar dosja dhe është gati për t’u dorëzuar në gjyq. Sot bëmë të mundur dorëzimin në Drejtorinë e Policisë. Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar kam shkuar unë në zyrën e drejtorit të policisë dhe kam bërë negociatën”- thote ai ne nje interviste per “Oranews’.

Ai tha se nuk pati mundesi ta pyeste se ku ka qene gjithe kete kohe Balili, qe ka qene ne kerkim. “Nuk pata mundesi ta pyesja, vetem e shoqerova dhe u dorezua”.

Sipas tij, ai ka bere negocilaten dhe ka ardhur me pas drejtori Ardi Veliu dhe e ka marre Klement Balilin ne zonen e Delvines.

“Nuk ka qene fare e veshtire, ne moment qe dosja do te shkonte ne gjyq ai i kishte thene familjareve qe nuk do te fshihej, por do te shkonte te perballej me drejtesine. Nuk ka pasur asnje kusht per kete”- thote me tej ai.

Pyetur nese Balili ka kerkuar garanci nga autoritetet e police per te mos u ekstraduar drejt Greqise, nipi thote: Asnje garanci, ai ka thene se eshte i pafajshem, ka deklaruar se nuk mund te rrinte ne paraburgim sa kohe qe te behej dosja per gjyq, kur u be gati, atehere u dorezua, nuk eshte arrestuar.

Intervista e plotë

Share: