Te dashur student! Ju me keni kerkuar qe une dhe Gentjana t’ju ndihmojme per t’u ngritur struktura e logopedit ne spitale, por edhe institucionet arsimore. Na keni kerkuar t’ju ndihmojme per hapjen e vendeve te punes. Kemi qene te gatshem ta bejme dhe po e bejme! Por si mund t’ia arrijme nese ju shkoni ne mesim dhe frikesoheni para kercenimit me mungesa??!
Kaq te frikur jeni??? Kaq pak ze keni ju? Por neser nese dikush prej jush do gjej nje pune, por do te kete mbi krye nje drejtues arrogant, autoritar, ofendues ndaj jush, mos pranues per rritje rroge ndaj jush edhe pse puna juaj do duhej domosdosherisht te shperblehej me teper, ju do te heshtni??!
Me thoni te dashur student, ju do te pelqeni te skllaveroheni ne kete vend??!
Ata qe ju kercenojne me mungesa, jane tmerresisht frikacak e te korruptuar, qe perdoren dhe perqeshen nga pushteti, por qe neser do turperohen para studenteve qe po bojkotojne per nje arsim cilesor. Me thoni ju keni frike prej frikacave dhe te korruptuarve?!
Jo, nuk duhet te keni frike prej tyre! Absolutisht Jo! Frikacaku kercenon, por nese ti i thua terhiqe mbrapa ate qe the, ai do e terheq menjehere sepse ka frike prej njeriut te lire!
Ju keni lindur te gjithe ne liri dhe duhet te qendroni me forcen e mendjes per te drejtat dhe lirite tuaja!
Askush nuk do mund t’ju penalizoje me mungesa apo t’ju lere jashte provimit, nese e bejne ju duhet t’a kundeshtoni dhe ta largoni nga stafi pedagogjik si nje njeri qe nuk percjell dije dhe kulture, por veç shkaterrim!
Nuk ka me frike te dashur student. Ne kemi me shume se nje muaj qe protestojme dhe vajzdojme ta bejme pa frike sepse jemi me te fuqishem se çdo pushtet!
Ata qe kane frike sot, jane vetem njerezit ne pushtet se duhet t’ju binden studenteve, duhet t’ju binden sovranit, duhet te perulen para te drejtes!
Po ju bej dhe nje llogari te thjeshte, se pse duhet te protestoni.
Rroga mesatare eshte 400, por une po theme se ju çift nga 500 do merrnit 1 milion.
Qeraja ne Tirane eshte 250+drita/uje/shkalla/telefoni=350+200per ushqime minimalisht = 550 + 200 makina = 750 + 300 femija =?? S’nuk llogaria
A do kurseni ndonjehere ju per te blere nje shtepi ne periferi te Tiranes se ne qytet brenda s’ka shance?? Sigurisht qe Jo!
Do ikni te gjithe ne emigrim? E pamundur!
Po per familjaret tuaj kush do kujdeset? Po taksa kush do paguaj qe prinderit tuaj te marrin pension nese ikni te gjithe, sepse pensionet dalin nga taksat, ju e dini te gjithe!
Hapini syte, duke bojkotuar vetem fitoni!
Dilni edhe kerkoni shfuqizimin e ligjit te arsimit te larte, rritje te investimeve ne arsim, investime per kerkimin shkencor, meritokraci, lufte korrupsionit, hapjen e vendeve te punes dhe rritje pagash te mos mbeteni skllever me diplome!
Miqesisht Erges Eskiu
Logoped, pedagog. FSHMT, ne UMT