Nga Nikoll Lesi
Në Venezuelë opozita u ngrit në një protestë madhore kundër Presidentit të zgjedhur Nicolas Maduro. Dhe e rrëzoi me forcën e njerëzve të revoltuar nga qeverisja e tij e dhunshme, korruptive dhe antipopullore. Juan Guaido u vendos si President të përkohshëm të vendit, pas rrëzimit të udhëheqësit Nicolas Maduro.
Nicolas Maduro, drejtuesi venezuelian, iku dhe në vend të tij Presidenti Donald Trump njohu mënjëherë udhëheqësin, Juan Guaido, si “president” të Venezulës, ndonëse pa zgjedhje me vota. Pra tashmë ai, pas një proteste kundër Presidentit, është i njohur nga SHBA dhe sot nga kryeministri Rama.
Kur të njeh Amerika, të pranon Bota!
Pra kur protesta është masive, e vendosur, që përballet dhëmbë me një pushtet të korruptuar e të dhunshëm, jep një pushtet të ri.
Në Shqipëri, me 16 shkurt, Opozita e Bashkuar ka thirrur protestën e saj, e cila sikurse thonë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, do të jetë shumë e madhe në numër, aqsa do të detyrojë kryeministrin Rama të pranojë qeveri tjetër, e cila ta çojë vendin në zgjedhje vendore dhe parlamentare në një ditë.
Mësohet se me 16 shkurt, do të flasë edhe vetë Sali Berisha para turmës qindra mijë vetave, të cilët do jenë nga Kryeministria, Sheshi “Nenë Tereza” dhe deri te Sheshi “Skërnderbej” të thonë në selinë blu. Fakti që vetë Berisha do të ngjitet në podium tregon shumë për qeverinë. Berisha nuk ka folur në asnjë miting apo protestë që nga viti 2013, kur dha dorëheqjen nga kryetar i PD-së.
Ish-lideri i PD-së do të flasë pasi të kenë folur Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.
Diçka e madhe po përgatitet me 16 shkurt. Edhe vetë në PS e ndjejnë, edhe ish-ministrat socialistë e deputetë të PS-së, flasin se “po vjen fundi i qeverisjes”. Edhe vetë Edi Rama e di, ndaj po punon për skemën B, e cila parashikon zgjedhje lokale dhe parlamentare në një ditë, me 30 qershor ose mund të shtyhen për në tetor 2019.
Ai nuk don që të iki si kryeministër, por Opozita do ta detyrojë, sipas skemës së Venezuelës.
Po vjen 16 Shkurti!