Home KRYESORE Pamjet filmike/ Gjykata bën kthesën e papritur për vrasjen e Marvi Mihalit

Pamjet filmike/ Gjykata bën kthesën e papritur për vrasjen e Marvi Mihalit

Gjykata e Tiranës ka bërë dje kthesën e madhe dhe ka vendosur të administrojë pamjet filmike të vrasjes të të riut Marvi Mihali. Kërkesa për marrjen e kësaj prove ishte paraqitur nga prokuroria, por avokatët kishin kundërshtuar me argumentin se nuk ndryshon asgjë në proces.

Kjo solli reagimin e ashpër në sallën e gjyqit të prindërve të viktimës. Gjatë seancës, avokati Agron Gurabardhi tha se do të dorëzojë dy vëllezërit Marsel dhe Kridens Alla, të cilët janë në arrati me qëllim që të japin versionin e tyre për ngjarjen.

“Unë si avokat kam kërkuar që ata të vijnë këtu. Pastaj ata do vendosin nëse duhet të vijnë apo jo. Unë i kam kërkuar që të vijnë sepse jam i bindur në pafajësinë e tyre për këtë akuzë”-tha avokati Gurabardhi.

Në seancën e radhës pritet që të japin dëshmitë e tyre edhe dëshmitarët e thirrur nga gjykata. Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt./Shqiptarja.com

Share: