Home I pakategorizuar Paralajmerimi nga Brukseli: Do kthejmë çdo azilant shqiptar në Belgjikë

Paralajmerimi nga Brukseli: Do kthejmë çdo azilant shqiptar në Belgjikë

Freddy Roosemont, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së të Huajve në Belgjikë ka qenë shumë i qartë në pritshmëritë që kanë azilkërkuesit shqiptarë për të qëndruar në vendin e tij.

Belgjika do të ketë përgjigje negative për gjithësecilin prej azilkërkuesve, ndaj askush prej tyre të mos presë të kundërtën.

Roosemont e dha njoftimin në një takim me zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Ai tha se numri azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë mbetet i lartë, por Shqipëria është një vend demokratik, për këtë arsye kërkesat për azil do të trajtohen në mënyrë të shpejtë dhe ata do të kthehen në Shqipëri qoftë vullnetarisht, qoftë në mënyrë të detyruar.

“Mbeten 2 çështje që na shqetësojnë, pavarësisht uljeve, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë mbetet i lartë. Shqipëria është një vend i sigurt, një vend demokratik, një vend që nuk ka probleme. Për këto arsye u rekomandoj shtetasve shqiptarë që vijnë në Belgjikë, të vijnë si udhëtarë normalë për çështje biznesi, turistike, për të takuar familjarët e tyre në Belgjikë, por jo për të paraqitur kërkesë për azil.

Kërkesat e tyre do të trajtohen në mënyrë shumë të shpejtë dhe përgjigjja është e garantuar që do të jetë negative dhe do të rikthehen në Shqipëri, qoftë vullnetarisht, qoftë në mënyrë të detyruar. Dhe kthimi i detyruar do të thotë jo vetëm një ndalim administrativ, por edhe shoqërim dhe riatdhesim në Shqipëri, me policë belgë.

Dhe dëshiroj t’u rekomandoj shtetasve shqiptarë që kanë këtë ide të gabuar në kokë që kohën, energjitë dhe paratë e tyre t’i harxhojnë për gjëra më të rëndësishme dhe më të frytshme. Theksoj gjithashtu se një shtetas shqiptar që paraqet një kërkesë azili në Belgjikë dëmton imazhin e Shqipërisë dhe është i dëmshëm edhe për vetë individin”, tha Roosemont.

Me tej Roosemont foli edhe se si do të funksionojë hyrja e ligjshme në Belgjikë.

“Ka mënyra të tjera për të punuar atje, pasi Shqipëria është një vend që s’ka më nevojë për viza, por ka gjithashtu informacione në dispozicion për publikun. Për të udhëtuar në zonën Shengen, pra edhe në Belgjikë, duhet të respektohen kushtet sipas ligjeve evropiane, në mënyrë që të shmangen problemet në kufi.

Çdo shtetas shqiptar duhet të këtë një qëllim të qartë për vizitën që do të kryejë në Belgjikë. Të ketë mjete të mjaftueshme financiare për kohën e qëndrimit në Belgjikë dhe të shpjegohet pranë autoriteteve belge të kufirit se pas një qëndrimi 90 ditor ose 3-mujor në Belgjikë, do të rikthehet në Shqipëri.

Në rast se nuk përmbushen këto kritere, atëherë refuzimi i hyrjes në Belgjikë që në pikën kufitare është i garantuar dhe personi që kryen këtë është i pari i dëmtuar, sepse ka humbur kohë të çmuar dhe para”, saktësoi Roosemont.

 

voda – roosemont 24 janar 2019 on Vidnews.

Share: