E Enjte, 10 Janar 2019- Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike në zonën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje bore deri në lartësitë 400-500 metra në nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 -6 me lartësi vale 1,5 – 2,5 metër në detet Adriatik dhe Jon.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -6/3°C
Zonat e ulëta 1/11°C
Zonat bregdetare 5/13°C
E Premte, 11 Janar 2019– Moti do të fillojë të përmirësohet, vranësirat dhe reshjet e shiut do të mbeten të pakta dhe reshjet e borës do të humbasin intesitetin. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë në rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -7/2°C
Zonat e ulëta -2/10°C
Zonat bregdetare 5/11°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari/opinion.al