Home KRYESORE PD merr vendimin, si do të jetë marrëdhënia me parlamentin në vazhdim

PD merr vendimin, si do të jetë marrëdhënia me parlamentin në vazhdim

Partia Demokratike ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm në lidhje më vijëmësinë e saj në punimet e Kuvendit.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, tha se opozita do të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin.

“Aty ku do të ketë çështje të rëndësishme për qytetarët, opozita do të marrë pjesë në punimet e komisioneve.”

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike që po mbahet në këto momente.

Ndërkohë është marrë vendimi që Partia Demokratike të marrë pjesë në komisionin e Medias, ku do të kërkojë anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

“Për platformën do të angazhohen ish-ministra Arsimi, pedagogë, deputetë aktualë. Qëndrimi ynë është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë”,- mësohet të ketë thënë Basha. D.L/opinion.al

Share: