Përktheu nga anglishtja Elvis Zaimi
Nga gjithë shkrimtarët më të fortë perëndimorë, Gëte tashmë duket të jetë më pak në gjendje të ngjallë ndjeshmëri poetike të hapshme ndaj vetëdijes tonë, dhe përçuar mençuri të përdorshme në aftësinë tonë për të kuptuar. Unë jam i mëdyshur, dhe anoj nga mendimi se kjo ka pak lidhje me shpjegimin sesa keq është e përkthyeshme në anglisht poezia e tij. Edhe përkthimi në anglisht i Holderlinit nuk mund të jetë veçse i varfër, porse poezia e tij përthyhet për “t’i tingëlluar” me më shumë zë subjektivitetit të shumiçës ndër ne, duke mekur dhe mos e lënë të përhapet atë të Gëtes. Një poet i përkryer dhe shkrimtar mendimtar I jashtëzakonshëm si Gëtja, i çili në gjuhën e tij është barazvlerësi i Dantes, për t’u bërë i kapshëm poetikisht dhe mendimpërçjellës mund t’i kapërçejë dhe rezultojë më I epërm se vështirësitë që paraqesin papërshtatshmëritë ndërmjet gjuhëve, por jo edhe ndaj ndryshimeve që kanë pësuar format e jetesës dhe ato letrare, të çilat i bëjnë qëndrimet e tij më kryesore kaq të largëta nga ne, sa të na duken arkaike. Gëte nuk është më paraardhësi ynë, siç ai ka qenë për Emerson dhe Çarlyle. Mençuria e tij është zotëruese, por ajo duket si të jetë e ardhur nga një sistem tjetër diellor, i ndryshëm nga i yni.
Gëte nuk pati në Gjermani pararendës të një forçe poetike që mund të krahasohen me të tijën; Holderlini erdhi pas tij, madje, qëkurse u shfaq, asnjëherë pas tii Gëte nuk njohu ndonjë rival, duke përfshirë në këtë listë edhe autorë të tillë si Hajne, Morike, Stefan George, Rilke, Hofmannsthal, ose edhe mahnitësit dhe të habitshmit, Trakl dhe Çelan. Por ndonëse vendi i tij është në zanafillën e vërtetë të letërsisë imagjinonjëse gjermane, nga një perspektivë letrare mbarëperëndimore, Gëte është më tepër një fund sesa një fillim. Ernst Robert Çurtius, për mua më i shquari ndër kritikët modernë letrarë gjermanë, ka vërejtur se letërsia evropiane formon një traditë vazhdueshmërie nga Homeri deri tek Gëte. Hapin e mëtejshëm e ndërrmori Ëordsëorth, përuruesi I poezisë moderne, por edhe njëkohësisht I asaj linje introspektive e çila kalon nga Ruskin, dhe nëpërmjet Proust, mbërrin tek Beçket, deri kohët e fundit shkrimtari më I madh ndër të gjallët. Datat e Gëtes ishin 1749-1832, ndërsa të Ëordsëorth ishin 1770-1850, duke e bërë në këtë mënyrë romantikun anglez bashkëkohësin më të ri të epokës gjermane. Mirëpo poetët britanikë dhe ata amerikanë vazhdojnë në mënyrë të pavullnetshme ta rishkruajnë Ëordsëorth-in, ndërkaq askush nuk mund të thotë se Gëte është sot një influençë jetësore mbi poezinë gjermane të kohës tonë.
Gjithsesi, edhe pse i ndodhur kaq larg realitetit të sotëm letrar, është me vend të argumentohet se pikërisht në këtë kohë “largësia” e Gëtes ka për ne një vlerë pambarimisht të madhe, veçanërisht kur spekulantët françezë kanë shpallur vdekjen e autorit dhe hegjemoninë e tekstit. Çdo tekst I Gëtes, sado i ndryshëm nga të tjerët, mbart, shfaq dhe dëshmon shenjën e personalitetit të tij dërrmues dhe të papërsëritshëm. Të lexosh Gëtën është si të njohësh për të dytën herë se “vdekja e autorit” nuk është veçse një figurë e vonuar letrare, nga galët. Demoni ose demonët e Gëtes-duket se ai vuri nën urdhrat e tij sa deshi syresh-është gjithmonë i pranishëm në veprën e tij, në ndihmë të paradoksit të përsëritshëm pafundësisht në kohë se si poezia, dhe ashtu edhe proza ngjashmërisht me të, janë njëherazi shembuj të një etosi Klasik, thuajse universal, dhe të një patosi Romantik, intensivisht personal. Logosi i veprës së Gëtes, ose në termat Aristotelianë dianoia (përmbajtja e mendimit), është i vetmi aspekt i çënueshëm i saj, qëkurse shkença gëteane e Natyrës sot duket një konçeptualizim i papërshtashëm I mënyrës tmerrshmërisht demoniake sesi vepra e tij kap edhe ngërthen realitetin. Por kjo vështirë se mund të ketë ndonjë rëndësi, sepse fuqia dhe mençuria letrare e Gëtes i mbijetojnë avullimeve që sjellin raçionalizimet e tij.
Çurtius, me mjaft zotësi dhe shkathtësi, vëren se: ”Mbizotërimi I dritës mbi errësirën është kushti që I përshtatet më mirë Gëtes”, dhe na kujton se fjala e Gëtes për këtë kusht është heiter (i ngazëllyer), jo dhe aq inkurajues, i qeshur dhe I gëzuar,-sesa serenus- e barazvlefshmja e “heiter” në latinisht, një qiell pa re, qoftë natë apo ditë. Ashtu si Shelley pas tij, Gëtja e gjeti emblemën e tij personale tek ylli i mëngjesit, por jo në momentin e shijshëm të zhytjes dhe venitjes së tij para muzgut, siç bënte Shelley.Gëtja I kthjellët dhe I qetë është tashmë një barrë për temperamentin tonë; asnjë nga ne apo shkrimtarët tanë nuk është i qetë.Fausti i Gëtes jetoi për t’u bërë njëqind vjeç, dhe Gëtja dëshiroi me zjarr të njëjtën gjë edhe për veten e tij.Niçe na mësoi një poetikë të dhimbjes; vetëm e dhimbshmja insistonte ai në mënyrë brilante, mundet me vërtetësi të jetë kujtesore. Çurtius i atribuon Gëtes një poetikë të kënaqësive sipas traditës së vjetër, por një poetikë të qetësisë së kthjelltë, të qiejve pa re, e çila është më pranë vizionit gëtean.
“Gabimi në jetë, është i nevojshëm për jetën”, ky vëzhgim mendjeprehtë dhe kritik niçean, është pjesë e borxhit të madh (dhe të pranuar prej tij) që Niçe I detyrohet Gëtes, idéjà e të çilit mbi poezinë kishte në qendër një vetëdijësim kompleks se poezia thelbësisht është figuraçion letrar, dhe se figura letrare ishte një lloj gabimi krijues. Çurtius, në kryeveprën e tij “Letërsia Evropiane dhe Epoka Latine” (1948;1953) të shkruar në anglisht, sjell bashkë dy pohime të ndritshme nga Gëte mbi figurën letrare.
Në “Shënimet dhe Esetë” bashkëngjitur “Divanit Perëndimor-Lindor”, Gëte komenton mbi metaforën në poezinë arabe:
“Për të gjithë njerëzit në Lindje, çdo gjë sugjeron çdo gjë tjetër, kështu që i mësuar t’i lidhë edhe gjërat më të largta sëbashku, njeriu në lindje nuk heziton të nxjerrë kuptime të kundërta të fjalëve nga njëra-tjetra, qoftë edhe nga ndryshimi në një shkronjë apo në një rrokje. Këtu ne vërejmë gjuhën të jetë prodhimtare nga dhe për vetveten, dhe në të vërtetë, për sa kjo koinçidon edhe me imagjinatën, të jetë poetike. Nëse ne do t’’ia fillonim së pari, me figurat letrare më fllestare dhe të nevojshme, dhe më pas të shenjonim ato më të lirshmet dhe më të spikaturat, për të arritur së fundmi tek ato më të guximshmet dhe arbitraret, dhe madje më të papërshtatshmet dhe të marrëzishmet, konvençionalet dhe të rëndomtat, do të kishim përftuar një pamje të përgjithshme të poezisë Orientale ”
Qartazi kjo do të përbënte një metaforë për vetë poezinë, “ku të gjitha gjërat sugjerojnë të gjitha gjërat e tjera”. Në veprën e tij “Maksima dhe Refleksione”, Gëte thotë se pararendësi i tij i vërtetë, (të vetmin që ai mund ta pranonte si të tillë sepse shkroi në një gjuhë tjetër moderne) është Shekspiri :” Shekspiri, është i pasur me figura të mrekullueshme letrare, të çilat nuk na vijnë aspak për shtat, por për të çilin janë përkryershëm me vend, sepse në kohën e tij I gjithë arti ishte I mbizotëruar nga alegoria”.
Kjo reflekton dallimin fatkeqësisht të pavend të Gëtes ndërmjet “alegorisë, ku e veçanta shërben vetëm si një shembull I së përgjithshmes, dhe “simbolit” ose “natyrës së poezisë, e çila shpreh diçka të veçantë, pa menduar për të përgjithshmen dhe pa treguar duke e nënkuptuar atë”.Porse Gëte vazhdon duke vërejtur se Shekspiri “gjen imazhe aty ku ne nuk do të na kishte shkuar ndërmend as edhe t’I kërkonim ato, p.sh në librin… ende të konsideruar si diçka e shenjtë”
Të kthesh në figurë letrare një libër të konsideruar si diçka e shenjtë vështirë se mund të jetë alegori për sensin thujse të çiinteresuar të Gëtes, por është alegori në një nga mënyrat autentikisht simbolike me të çilën të gjitha gjërat sërishmi sugjerojnë të gjitha gjërat e tjera.Një metaforë e tillë e librit hap për Gëten ambiçien e tij më të madhe si poet, të mishërojë dhe japë shtrirje më të gjerë traditës letrare evropiane, pa u vënë poshtë nga të rastësishmet në të, dhe kësisoj pa e humbur imazhin e vetvetes. (vijon)