Home KRYESORE Seancë e jashtëzakonshme/ Ja kur voton parlamenti ministrat e rinj

Seancë e jashtëzakonshme/ Ja kur voton parlamenti ministrat e rinj

Parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme ditën e nesërme (e mërkurë, 16 Janar) në orën 17:00. Njoftimi ka dalë në faqen zyrtare ku thuhet se Mbledhja e Kuvendit është bërë me kërkesë të kryeministrit, ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nxjerrë urdhrin këtë të martë, me rendin e ditës të përcaktuar, bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës, si dhe në nenin 42, pika 2 e Rregullores së Kuvendit.

Seanca, për të votuar ministrat e rinj të dekretuar nga Presidenti Meta me kërkesë të Kryeministrit Rama. Me votimin në parlament, pritet që ministrat e rinj të nisin direkt punën.

Përkatësisht:

Erion Braçe, Zv.Kryeministër

Besa Shahini, ministre e Arsimit

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit

Elva Margariti, Ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Share: