Pjesa më e madhe e shkollave të kryeqytetit nga qendra në periferi janë pa ngrohje këto ditë të acarta janari, kur temperaturat kanë zbritur nën zero. Shumë prindër kanë zgjedhur të mos i çojnë fëmijët në shkollë, pas pushimeve të festave. Ndërsa ata që kanë shkuar në shkollë kanë bërë orë të shkurtuara. Për të gjitha shkollat publike të ciklit fillor është dhënë urdhëri që të bëhen orët e shkurtuara. Mësimi përfundon në orën 11:00. Ndërsa për nxënësit e shkollave 9-vjeçare mësimi përfundon në orën 12:00. Nxënësit e mësuesit thonë se është tepër ftohtë në klasa dhe nuk i heqin xhupat për asnjë sekond.
Kështu në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” shprehen: “Kemi ftohtë, nuk i hoqëm xhupat. Rezistencën nuk e ndezim se nuk mban rrjeti elektrik. Një tjetër nxënëse thotë: “Nga i ftohti na dridhen duart kur shkruajmë”.
Një prind pohon se kjo shkollë ka pasur problem me ngrohjen, që kur ai vet ishte nxënës në vitet ’80. Drejtori i shkollës thotë se kaldaja ka defekt, por sinoptikanët thonë se ditë më të mira do të vijnë. N
Në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku”, një pjesë e nxënësve ishin në oborr sot në mesditë, ndërsa nga dera doli tekniku që riparoi kaldajën. Ai tha se kaldaja punon normalisht dhe se ka bërë kontroll rutinë, ndërsa nxënësit pohojnë se kaldaja nuk punonte dhe se sapo ishte rregulluar.
E njëjta situata është edhe në shkollën “Sabaudin Gabrani” në Tiranë ku mësojnë nxënës nga klasa e parë deri në të pestën. Shkolla nuk është rikonstruktuar prej vitesh dhe për pasojë rrjeti elektrik është i amortizuar. Prindërit thonë se i kemi blerë vetë rezistencat por ndizen shumë pak pasi digjet rrjeti elektrik. Për pasojë edhe në këtë shkollë mësimi zhvillohet me orë të shkurtuara dhe në kushte të vështira./opinion.al