Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Si nuk keni kërkuar akoma falje”, gazetarja i kundërvihet ministres: Në sistemin...

Si nuk keni kërkuar akoma falje”, gazetarja i kundërvihet ministres: Në sistemin e burgjeve keni njerëz me precedentë penalë!

Gazetarja Klodiana Lala është përplasur ashpër me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për shka të rekrutimeve në punë të militantëve.

E ftuar në emisionin “Opinion” Lala u shpreh se në sistemin e burgjeve ka të punësuar njerëz me precedentë penalë.

Lala i kujtoi Ministres Gjonaj një takim që ajo ka patur me gazetarët në fillim të marrjes së detyrës. Sipas Lalës në këtë takim gazetarët i kanë shprehur ministres shqetësimin, se drejtorët e burgjeve kanë qenë të paracaktuar. Po sipas gazetares, Ministrja asokohe e mohoi këtë fakt, por rezultoi që në krye të drejtorive të burgjeve u vunë personat që gazetarët kishin thënë.

“Në sistemin e burgjeve ka njerëz me precedent penalë. Zoti Çuko u rekrutua në kundërshtim me ligjin, zotin Kaçori e keni rekrutuar në kundërshtim me ligjin. Ke brenda sistemit jo vetëm transferime të paligjshme, por  dy urdhra për një person.

Nuk e kuptoj si nuk keni kërkuar akoma falje për të gjitha këto ndërhyrje që nga kreu i grupit parlamentar i PS-së, deputetë, ministra. Këtu kemi emra konkret dhe është në sistemin e burgjeve për shkak të ndërhyrjeve politike.”- tha Lala.

(M.Q/Faxweb.al)

Share: