Home KRYESORE Skandali seksual/ KLGJ pezullon Roland Hysin

Skandali seksual/ KLGJ pezullon Roland Hysin

Pas arrestimit të gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka pezulluar atë nga detyra. Deri në përfundim të hetimeve gjyqtari i përfshirë në skandalin e transmetuar në emisionin “Stop” nuk mund të ushtrojë funksionin. Në reagimin e një ditë më parë, KLGJ shprehu indinjatën e thellë për rastin, duke nënvizuar se ngjarja ka cënuar figurën e gjyqtarit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor nxiti shqyrtimin dhe verifikimin e plotë të gjithë kësaj ngjarje, nga strukturat përkatëse.

Hysi shfaqet në pamjet e kamerës së fshehtë teksa i merr 500 euro një gruaje të divorcuar, për t’i dhënë kujdestarinë e vajzës. Hysi nuk u mjaftua vetëm me paratë, pasi kërkoi edhe favore seksuale prej saj.

Të mërkurën, emisioni “Stop” transmetoi pjesë të tjera nga videoskandali. Gjyqtari Hysi dhe psikologja pritet të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda ditën e premte, ku do njihen me akuzat e korrupsionit.

Tv Klan

Share: