Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, pas situatës së rëndë tek Fakulteti Ekonomik, ku studentët u dhunuan nga policia ka shkuar në mbështetje të tyre.
Edhe pse ai shkoi në mbështetje të studentëve, ai nuk u pranua nga studentët e Ekonomikut.
“Unë jam në funksionin tim”, u tha Boçi studentëve dhe policisë. Ndërsa nga ana tjetër studentët thanë se ata e zgjidhin vetë punën me policinë.
“Vazhdoni jashtë, na mirëkuptoni. Ju lutem vazhdoni jashtë. Me gjithë respektin që kemi për ju ju lutem largoni, jemi ne opozita”, i thanë studentët, raporton panorama.