Home KRYESORE 12 ore tension te Fakulteti Juridik

12 ore tension te Fakulteti Juridik

Tension dhe përplasje që prej mesnatës të së enjtes. Qeveria po luan të gjitha gurët për të mos lejuar ngujimin e studentëve protestues në fakultete, qoftë duke i prerë dritat me anë të OSShE, qoftë duke tentuar ti nxjerrë jashtë me anë të policive private madje duke futur dhunshem ne loje dhe policine e shtetit.

Gjithçka filloi dje në mbrëmje. Studentët e Fakultetit të Ekonomisë ishin të parët që u ngujuan brenda në godinë. Në orët e vona pas një tubimi, në ambientet e Fakultetit Ekonomik, nën dritën e qirinjve, studentët kanë vendosur të nisin ngujimin në ambientet e fakulteteve të tyre. Ata nxorën dhe një deklaratë, ku u bënë thirrje të gjithë studentëve të bashkohen me nismën e tyre.

“Pas shumë mbledhjeve të organizuara, ne si studentë të Fakultetit të Ekonomisë sot fillojmë ngujimin. Kjo është vendosur dhe ne kërkojmë që të bashkohen edhe universitetet e tjera. Ne kemi vendosur të qëndrojmë ditën dhe natën të ngujuar” thuhej në deklaratë kuntheksohej se qëllimi kryesor është realizimi i 8 pikave gjë për të cilën ata u bënë thirrje për solidaritet dhe kolegëve të fakulteteve të tjera.

I gjithë takimi u zhvillua në erësirë.

Studentët thanë se ndërprerja e energjisë nga OSHEE ishte e qëllimshme pasi energjia mungonte vetëm në këtë ndërtesë dhe jo ndërtesat e tjera përreth.

Po ky nuk qe mëkati i vetëm.

Studentët e juridikut që iu bashkuan thirrjes për ngujim u përplasën që në orët e para të mëngjesit me policinë private që rian fakultetin që kish marrë urdhër të prishte qëndresën e tyre.

Ata kanë tentuar të nxjerrin studentët nga sallat e leksoneve ku po qëndrojnë.

Por kulmi ka mbërritur sot në ora 09 00 të mengjesit kur pas futjes në lojë të OSShE dhe policisë private tek ekonomiku ka mbërritur edhe policia e shtetit të cilës i ndalohet me ligj të depërtojë brenda teritorit të universiteteve. Ajo ka ushtruar dhunë ndaj studentëve protestues që tentuan të hynin në godinë duke u përplasur me ta dhe duke qëlluar njërin prej tyre nën rrebeshin e sharjeve nga ana e studentëve./LAPSI.AL

Share: