Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: 7 mënyra natyrore për të pastruar lëkurën tuaj

Sugjerimet e Shijes: 7 mënyra natyrore për të pastruar lëkurën tuaj

Pikat e zeza: 7 mënyra natyrore për të pastruar lëkurën tuaj

Ja disa mënyra natyrore për të larguar pikat e zeza, të cilat do të ndihmojnë të pastroni lëkurën.

1) Vaji i kokosit

Nëse pastruesit e fytyrës janë të ashpër, mund të thajnë lëkurën dhe stimulojnë prodhimin e sebumit, duke shkaktuar efekt të kundërt me atë të dëshiruarin. Për të bërë më pak agresiv veprimin e detergjenteve në fytyrë, është i nevojshëm masazhi i butë i lëkurës me vajra të tilla si, vaj ulliri ose vaj kokosi (ju duhen vetëm disa pika), para se të kalojmë në larjen e vërtetë.

2) Ujë dhe sodë bikarbonat

Kjo është një “sauna” në shtëpi e bërë me avull e përgatitur me ujë dhe sodë bikarbonat. Thjesht derdhni në një tenxhere me ujë të valuar dy lugë sodë buke. Afroni fytyrën tek avulli, mbuloni kokën dhe flokët me një peshqir. Avulli hap poret dhe ndihmon largimin e pikave të zeza.

3) Scrub me vaj Jojoba

Vaji jojoba është një nga vajrat bimorë me cilësi të ngjashme me lëkurën tonë. Përgatisni një scrub duke i shtuar vajit dhe pak sheqer derisa përzierja të jetë e lehtë për t’u aplikuar. Aplikojeni në formë masazhi delikat për 5 minuta. Në fund, shpëlajeni. Përdoreni këtë 1-2 herë në javë.

4) Maskë nga argjile

Argjila ndihmon për të pastruar në thellësi lëkurën, përdoret për të parandaluar pikat e zeza dhe për të lehtësuar heqjen e tyre. Përzieni dy lugë argjilë të gjelbër apo argjilë të bardhë (për lëkurë të ndjeshme) me ujë të distiluar të luleve dhe disa pika lëng limoni. Aplikoni maskën mbi lëkurë, duke u përqendruar në zonat e prekura dhe lëreni për 10-15 minuta para shpëlarjes.

5) Glicerinë dhe lëng limoni

Bëni një përzierje nga 1 lugë (çaji) lëng limoni + glicerinë, dhe aplikojeni atë në pikat e zeza në fytyrën tuaj.

6) Mjaltë dhe kanellë

Mjalti ka veti antibakteriale, ndërsa kanella stimulon qarkullimin dhe ndihmon për ta bërë lëkurën tuaj më rrezatuese. Përzieni 1 lugë (çaji) mjaltë dhe 1 lugë (çaji) pluhur kanelle dhe aplikojeni përzierjen në zonën që do të trajtohet. Pastaj aplikoni një garzë të pastër. Pas 5 minuta hiqeni garzën.

7) Mente dhe uthull molle

Me mente dhe uthull molle mund të përgatisni një tonik për fytyrë të përshtatshëm në rastin e poreve të mëdha dhe pikave të zeza. Në një shishe përzieni së bashku 3 lugë uthull molle dhe disa gjethe mente 3 të freskëta. Lëreni për një javë në një vend të freskët dhe të thatë. Kullojeni, shtoni 250 ml ujë. Ruhet në frigorifer deri në 6 ditë. Përdoreni këtë tonik në mbrëmje para gjumit duke e aplikuar atë me një top pambuku.

Në këtë mënyrë, fytyra juaj do të jetë gjithmonë e pastër dhe e ndritshme pa praninë e pikave të zeza.

Share: