Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: SALEPI NJE QETESUES NATYRAL DHE FORCUES I ORGANIZMIT

Sugjerimet e Shijes: SALEPI NJE QETESUES NATYRAL DHE FORCUES I ORGANIZMIT

I përket familjes së Orchidaceae. Ka origjinë nga Euroazia perëndimore, nga Evropa në Iran.Ajo mund të gjendet në livadhe me bar, duke preferuar tokat neutrale ose gëlqerore. Eshtë një bimë që lulëzon, me lartësi prej rreth 30 centimetra. Gjethet janë të gjelbëra dhe në formë heshte, në rritje rreth bazës së bimës.

Lulëzojnë në muajt Maj-Korrik në Ishujt Britanik dhe në shkurt në vende të tjera, të tilla si Franca. Ngjyra e tyre varion nga e bardhë, rozë dhe lejla. Pjesa e perdorur është rrënja (zhardhoku). Salepi ka astringent, qetësues, expectorant dhe vlera ushqyese. Ka substanca ushqyese dhe qetësuese.

AI mund të përdoret në dietat e veçanta për fëmijë dhe personat që rimarrin veten pas një sëmundje të caktuar duke vepruar si një agjent qetësues dhe forcues i organizmit ne pak kohe. Gjithashtu perdoret dhe ne trajtimin e irritimeve gastro intestinale.

E gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi rrenje dhe te bluar si dhe te gatshem per perdorim ne paketim 200 gr.

Share: