Qenka mbushur fb dhe portalet me analiza,opinione dhe komente për emisionin e Ermal Mamaqit në tv klan ku i ftuari i radhës ka qenë kryeministri i vendit tonë Edi Rama.Një pjesë kritikojnë Ermalin se pse e ftoi Ramën në Xing.Të tjerë Ramën se po bën propagandë dhe se i ka shterruar tharmi i humorit.Të tjerë thonë se Rama nuk duhet ftuar nëpër studio televizive.Pra kryeministri duhet përjashtuar nga mediat
Për parantezë,unë nuk e shikoj fare Ermalin se humori i tij nuk më pëlqen.Nuk shikoj as Portokalli se nuk më pëlqen as humori i këtij spektakli e për më tepër që në atë orë unë shikoj futboll që është kënaqësia ime qëkurse kam qenë fëmijë.
E thashë këtë, për ti sugjeruar kritizerëve që nuk duan ta shikojnë Ramën në tv, se fare mirë mund të përdorin telekomandën dhe ta cojnë televizorin e shtëpisë në programe të tjera të cilat i gjen me bollëk.Por jo,këta duan ta shikojnë emisioni ku është ftuar Rama dhe pastaj dalin me përfundime ekstremiste.Kësaj popullorçe i thonë:hem të han dhe hem të djeg.
Po si mund të përjashtohet km nga emisionet tv o të dashur komentues e shkrues ?
Përkundrazi,ai duhet ftuar në studio e të intervistohet dhe të japë llogari për problemet të cilat lidhen me punët e qeverisë se prandaj është zgjedhur dhe jo të përjashtohet nga studiot televizive.Ne si popull duket se akoma nuk e kuptojmë demokracinë.
Rama dhe kushdo politikan”përjashtohet”me votë dhe jo duke i mbyllur dyert e mitentëve televizivë.Kritizerët të mësojnë më mirë përdorimin e telekomandës.
A.Korriku Durrës 6 janar 2019