Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar me anë të një statusi në facebook, lidhur me situatën në Gjirokastër emergjente gjatë këtyre ditëve me temperatura të ulëta e me dëborë.
“Qarku i Gjirokastres drejt i bllokimit e paralizimit te plote. Strukturat shteterore pergjegjese jane inekzistente! Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet!” shkruan ndër të tjera deputeti.
Statusi i plotë:
Qarku i Gjirokastres drejt i bllokimit e paralizimit te plote. Strukturat shteterore pergjegjese jane inekzistente! Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet!
Policia nuk ben asnje komunikim, njoftim apo paralajmerim per qytetaret e udhetaret. Rruga nacinale nga Memaliaj ne Qafe Muzine pothuajse e pa komunikueshme, me nje nivel te bores prej reth 35 cm. Po keshtu dhe drejtimi per Permet.
Per komedi vetem nje mjet i vogel pastrues duket diku, ndersa situata kerkon reagime e masa energjike. 30 grupe te tera fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frasherit etj, jane te bllokuara dhe askush nuk interesohet. As edhe nje mase apo keshille per blegtorine e ketij Qarku, e cila po kalon momente shume te veshtira. Dhe bora po vazhdon te bjere, ndersa mungojne krejtesisht reagimet perkatese stabilizuese.
Po kush t’i realizoje keto, nje Qeverisje ne shkermoqe si kjo…!?