Home KRYESORE U lirua vetëm 10 ditë më parë, kush është i riu që...

U lirua vetëm 10 ditë më parë, kush është i riu që vidhte nga jugu në veri

Erigert Alla, kishte  vetëm 10 ditë që kishte dalë nga burgu, falë një amnistie.

Por i riu duhet të kthehet edhe njëherë në qelitë e burgut si i dyshuar për tentativën e grabitjes së bankomatit të një banke, dy netë më parë në Bulqizë.

Alla u identifikua vetëm pak orë pas ngjarjes nga policia lokale.

Ai ishte fshehur bashkë me bashkëpunëtorin e tij në një banesë të braktisur në qytet.

Alarmi për tentativën e grabitjes u dha nga sistemi i instaluar në bankë, çka vuri në lëvizje Policinë e Bulqizës

Me të mbërritur në vendngjarje, policia konstatoi se bankomati ishte dëmtuar por nuk ishte mundur të grabitej.

Bashkëpunëtor në këtë grabitje ishte edhe shtetasi Fatos Elezi, edhe ky me precedentë të mëparshëm në grabitje.

Erigert Alla njihej si grabitës edhe në zonën e Vlorës.

Në vitin 2016, Alla, kreu një seri vjedhjesh në vijën bregdetare Himarë-Sarandë, ku u arrestua bashkë me 6 persona të tjerë./opinion.al

Share: