Humbja tragjike e jetës së zv/ministrit kosovar të Diasporës, Arian Daci, nga një ortek bore ndërsa bënte ski në Brezovicë, ka pikëlluar jashtë mase edhe miqtë tij.
Janë dashur minuta të tëra që trupi i tij të gjendet në masivin e dëborës që e kishte mbuluar.
Miku i tij Arian Grazhda ka qenë i pari që i ka shkuar në ndihmë për ta ndihmuar, por sië thotë edhe vetë, “tentativa ishte e pashpresë pasi Daci u gjet i pajetë”
“Sot na ka ndodhur një ngjarje tragjike, shumë keq, e kena humb shokun, Arian Dacin, prej një orteku. Jena shumë të huptë. Janë ka jashtë pistës, janë skiator të mirë, por orteku s’i vet. Njëri prej atyre shokëve e ka pasur airbegun, iu ka qel, ka shpëtuar, kurse Ariani ka mbet. Ne jemi munduar, shumë shpejt i kemi nxjerr, muj me tha 40-45 minuta.” ka rrëfyer Grazhda momentet tragjike.
Më tej ai tregon edhe momentet kur kërkonin në dëborë
“Jemi ka shumë shokë, jemi organizuar, jemi ka 50 veta duke e lyp, por kur e gjetum, kemi humbur shokun. … Atë pasi e kemi gjet, u qu, s’e kemi kqyrë shumë, e lypshim Arianin, s’un e gjenim. Ai mirë është, s’ka kurxha, por Ariani na la’, tha Grazhda. D. L/Opinion.al