Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ministrit Lleshaj për dorëzimin në polici të Klement Balilit. Ndërsa Lleshaj tha se dorëzimi erdhi pas presionit të policisë dhe ndërkombëtareve, Rama vazhdon më tej duke lavdëruar ministrin, policinë dhe SHISH.
“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”, shkruan Rama në twitter.