Home KRYESORE Video-Skandal/Gjyqtari i kërkon s*** e detyron ta prekë në pjesë intime

Video-Skandal/Gjyqtari i kërkon s*** e detyron ta prekë në pjesë intime

Një histori skandaloze është publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop”. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi e detyron një grua që është në proces gjyqësor për kujdestarine e fëmijës, të paguajë rryshfet dhe nuk ndalet me kaq. I kërkon më se një herë marrëdhënie seksuale. Gjyqtari është kapur nga kamera e fshehtë në moment ereksioni, kur i kërkon gruas që ta shtrëngojë në organin gjenital.

Pjesë nga biseda e gjyqtari me denoncuesen:

Gjyqtari Roland Hysi – T’i rikthehemi origjinës! Mua më vijnë të gjithë njerëzit, kur vijnë, vijnë me ….(lekë) …bëje! Mos kujto, se nuk kanë ardhur të më joshin, jo ai, tjetri, tjetri dhe i kam thënë: shoku stop tek mua! Po qe se është kjo historia, m’u mbush mendja, që s’ke të drejtë! Do një cikë djallëzi kjo punë. Në ç’kuptim? Je në momentin, që je në pozita të rënda. Ta them me sinqeritet, që je shkëputur nga fëmija etj, etj… E vetmja grimcë është që fëmija tha, që dua të rri me mamin dhe kjo është e dyshuar. Unë e di se si bëhet. Është shumë delikate, tani shiko, si bëhet: do të rrëzohet kërkesë padia e palës tjetër. Më kupton? Pra pretendimet e tija, që kërkon të marri fëmijën, do të bien dhe unë do të jap një vendim, që të ketë lezet, kur ta lexojnë.

Denoncuesja – Këtu ke 500 euro edhe nuk mbyllet me kaq.

Gjyqtari Roland Hysi – Tani,…ok!

Denoncuesja – Në datë 24 jepet vendimi dhe nuk mbyllet me kaq. Në datë 24 do nisem dhe…

Gjyqtari Roland Hysi – Do jemi bashkë! Dëgjo Landin! Unë nuk do ta bëja, por më ke gjetur vetë sot…

Denoncuesja – Hallall! Dëgjo! Unë i kam nxjerrë me gjak dhe i ke hallall 500 euro!

Gjyqtari Roland Hysi – A më njeh mua? Si, si ke dëgjuar për mua?

Denoncuesja – Unë nuk kam dëgjuar asnjë gjë për ty. Unë sot e njoh zotin gjyqtar.

Gjyqtari Roland Hysi – Atëherë, atëherë dëgjo Landin, se nuk jam nga ata njerëz.., që të peshoj unë ty, a je ti për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…Jo, nuk po ta them, për të të thënë, që s’je në radhë, apo…biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit.

Denoncuesja – Do çohemi?

Gjyqtari Roland Hysi – Ti do më përqafosh mua?

Denoncuesja – Po, normale, po! Ku do ikësh në darkë?

Denoncuesja – Do të marr në telefon!

Gjyqtari Roland Hysi –Do të bësh dashuri me mua?

Denoncuesja – Pse jo?! Të jap edhe shpirtin për vajzën!

Gjyqtari Roland Hysi -Po qe për vajzën, jo! Po qe për qejfin tënd, po! Dëgjo…!

Denoncuesja – Mirupafshim!

Gjyqtari Roland Hysi – Po qe për vajzën, nuk e dua!

Denoncuesja – Ok!

(Gjyqtari i thotë denoncueses ta prekë në organin gjenital dhe ta shtrëngojë fort).

Denoncuesja – Po mos, të lutem…!

Gjyqtari Roland Hysi -Shtrëngoje këtu! Fort! Ndieje fort aty! Fort…, ëëë aty…!

Denoncuesja – Mirupafshim!

Gjyqtari Roland Hysi –Ejjj.., as me një tani! Ok?

Denoncuesja – Jo, jo, jo! Unë dhe ti tani!

Share: