Zbulohen detaje të tjera për 50-vjeçarin Arben Bilali, ish-efektiv policie, icili mbeti i vrarë pak orë më parë në zonën e Selitës. Burime prej grupit hetimor raportojnë se 50-vjeçari është qëlluar nga një “Benz” i zi me automatik. Lapsi.al mëson se automjeti tip ‘CLS’ ishte me targa të falsifikuara. Kamerat e sigurisë pranë zonës së ‘Vasil Shantos’ kanë fiksuar lëvizjet e makinës, por dy autorët nuk kanë dalë nga automjeti për asnjë cast.
Nisur prej plumbave të shumtë të marra në trup, dyshohet se viktima ka qenë duke ecur, ndonëse skena e vrasjes nuk është krijuar ende. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, të cilat grupi hetimor mendon mund t’i përdorë për të kuptuar më tej atë që ka ndodhur, gjithashtu pritet të bëhet dhe identifikimi i makinës.
Policia po punon për ndërtimin e një identikiti të vrasësit, nisur nga përshkrimet e dëshmitarëve.
Bashkëshortja e 50-vjeçarit të vrarë është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:35, ndërsa Arben Bilali ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. 50-vjeçarit i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010 qe vëllai i tij ai që u vra në të njëjtin vend ku Arben Bilali u ekzekutua sot./Lapsi.al