Home KRYESORE Akuzat e Kryemadhit për shantazh, Gjonaj: Sulmi, për shkak të hetimeve!

Akuzat e Kryemadhit për shantazh, Gjonaj: Sulmi, për shkak të hetimeve!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, akuzoi dje Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se bashkëshorti i saj kishte lidhje me Ervis Martinajn të akuzuar për vrasjen në Bllok, por edhe se Gjonaj kishte shantazhuar prokurorë.

Ministria Gjonaj pasi mohoi akuzat në një deklaratë të mbrëmshme, sot i është përgjigjur edhe njëherë Kryemadhit, duke iu thënë se i gjithë sulmi vjen për shkak të hetimit të ndërrmarrë ndaj ish-zyrtarëve të LSI-së

“Arrestimet erdhën pas një kallëzimi të bërë dhe pas disa inspektimeve mbi procedura skandaloze tenderimesh, këto kanë mjaftuar që Kryemadhi të më shantazhojë. Unë nuk jam këtu për t’i kthyer një përgjigje asaj, por për ti thënë kujtdo që nuk mund të më ndalë kush për të bërë detyrën time. Procedura e tenderimeve ka qenë abuzive që u bënë shkak për hetimet dhe arrestimet.

Sulmi vulgar ndaj meje nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, unë u sulmova me qëllimin e vetëm për t’u sulmuar drejtësia. Me qëllim të këtij sulmi që nuk do të ndalet i bëj thirrje që të bëhet hetimi ndaj atyre që kanë bërë shkelje në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

I kërkoj prokurorisë që të mos intimidohet ndaj atyre që shkelin ligjet. Procedura nga abuzimit me tenderat duhen zbardhur deri ne fund dhe ata që kanë hedhur firmat të mbajnë përgjegjësi. Drejtësia nuk mund të jetë selektive, të gjithë të përgjigjen njëlloj. Ofensiva terësore e opozitës ndaj prokurorisë nuk është e rastit, sulm ndaj reformës në drejtësi. Ata duhet ta tregojnë mbështetjen me vepra, jo me fjalë”, tha Gjonaj. Dl

Share: