Home KRYESORE Braçe: Hipoteka e Durrësit ka çeduar, do vijojë pastrimi i zyrtarëve

Braçe: Hipoteka e Durrësit ka çeduar, do vijojë pastrimi i zyrtarëve

Zv.kryemninistri Erion Braçe ka evidentuar në studion e ABC News problematikën në tre qarqet kryesorë të vendit që ai ka nisur inspektimet. Në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, Braçe renditi problematikën që ekziston në zyrat e Hipotekës, ALUIZINI-t dhe zyrat koncensionare, ndërsa paralajmëroi të gjithë drejtorët dhe punonjësit për pastrime.

“Unë kam parë deri tani zyrat e shërbimeve në 3 qarqe Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Për shembull në Qarkun e Durrësit nuk shkon zyra e regjistrimit të paluajtshme që ka çeduar fort në shërbimin ndaj qytetarëve dhe vlon korrupsioni, nga inspektimi i zyrës, nga inspektimet e Task Forcë dhe Departamenti Antikorrupsion. Do vazhdojmë akoma më tutje pastrimin në atë zyrë për t’u krijuar mundësi njerëzve apo studentëve ekselentë, pra kjo zyrë atje nuk funksionon dhe zyrat e regjistrimit kanë bërë përmirësim domethënës në disa qarqe duke filluar nga Tirana.

Për të gjetur zyrat e ALUZINIT në Tiranë mu deshën 3 çerek ore, është në zgëq të Tiranës edhe pse kishte fare pak largësi nga Bulevardi, nuk më pëlqeu, nuk funksiononte, nuk më pëlqyen drejtuesit, bënin pushim dreke, ndërkohë që njerëzit prisnin te dera. Këto më kanë lënë përshtypje negative.

Zyrat koncensionare, kartat e identitetit dhe pasaportave biometrike janë skandal. Ajo që kam parë në Durrës dhe Elbasan është skandal, radhë e stërmadhe për gjithë qarkun e Elbasanit. U kemi dhënë kontratë koncensionare”.

Për të përmirësuar këtë situatë, numri dy i qeverisë theksoi se gjatë mbledhjes me drejtorët i ka paralajmëruar ata që në mbledhjen e ardhshme nëse nuk flasin me numra do të largohen nga detyra qoftë ky edhe socialisti më i mirë.

“Kam filluar tur takimesh me drejtuesit, kemi ndarë shqetësimet kyçe që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me qytetarin. Është mbledhja e fundit që bëj me llafe. Nga fundi i Shkurtit që do vijnë në takim do flasim me numra, sa shërbime kanë kryer për qytetarët, sa ka qenë afati dhe tejkalimi i afatit, kush nuk i ka numrat të mos vijë më. Kemi humbur shumë kohë. Kjo është njëra anë, ana tjetër është modernizmimi. Me ISSH, AKSH dhe Postën do pilotojmë në Tiranë dhe do e shtrijmë në gjithë territorin e vendit ta bëjmë të mundur që pensionistët pavarësisht se ku janë ta marrin pensionin atje ku ta duan dhe ku janë të marrin bonuset atje ku zgjedhin. Madje dhe pensionistët në emigracion të kenë akses në llogari. Por strategjia fillon mes 3 hapave.

Ua kam bërë të qartë drejtorëve që qoftë edhe më kontribuitivi që komunikimi me qytetarët dhe puna e përditshme për të kapur treguesit, në të kundërt do largohet nga detyra qoftë edhe socialisti më i mirë”.

v.l/ Dita

Share: