Home KRYESORE Deklarata e fortë e Bashës: Qeveri tranzitore pa kryehajdutin ose populli do...

Deklarata e fortë e Bashës: Qeveri tranzitore pa kryehajdutin ose populli do t’u fshijë

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Parlamenti se, Ruçi dhe Rama e kanë marrë prerë mesazhin politik në Berlin për një qeveri tranzitore, ndërsa paralajmëroi ashpër Ramën dhe bandën e tij në qeveri. “Qeveria tranzitore pa kryehajdutin do të bëhet ose përmes një marrëveshje politike, ose në rast se refuzoni këtë rrugë, atëhere populli do t’u fshijë këtu dhe në qeveri”, tha Basha.
Basha u shpreh se: “Zoti Ruçi e di që Shqipëria ka regres dhe jo progres në 5 kriteret, ju e dini mirë se ishit vetë në Berlin. Populli do vijë ta clirojë këtë sallë edhe njëherë po ua them: Thirrini arsyes kujtohuni çfarë ju thanë në Berlin. Mos ta humbim për herë të tretë hapjen e negociatave për shkak të një emri. Thirrini arsyes, se qytetarët do marrin institucionet në duart e tyre”, vijoi Basha.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një parashikim të hidhur sot në Kuvend lidhur me hapjen e negociatave të vendit me BE-në, por ndërkohë i ka dhënë edhe një paralajmërim të fortë qeverisë.
“Ne e kemi fare të qartë se pse e rrëzuat Vetingun në politikë, tha Basha. Por duhet ta kini fare të qartë se as Shqipëria dhe as Evropa nuk do t’ju lejonë ta vazhdoni më tej këtë maskaradë. Disa prej jush i keni marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë!
Nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë në qershor dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti që është ulur në atë karrike me votën e krimit.
Kjo është faturë e rëndë për vendin. Nuk kemi pse ta paguajmë këtë faturë. Thirrni mendjes. Dëgjojini edhe socialistët e ndershëm, të harruarit.
Jepini rrugë politikë, zgjidheni politikisht këtë këtë krizë, sepse më 16 shkurt shqiptarët do ta marrin fatin e tyre në dorë duke nisur me spastrimin e saj nga shërbëtorët e krimit që e kanë vendin prapa hekurave të drejtësisë.

Share: