Protestat po gjëmojnë në të gjithë vendin. Ditën e sotme, banorët e Himarës kanë vendosur të ngrihen në protesta kundër qeverisë.
Këta të fundit po protestojnë në mbrojtje të tokave dhe pronave të tyre. Të mbledhur në sheshin e qytetit dhe i kërkojnë kryeministrit Rama që të qëndrojë larg pronave të tyre. Me pankarta në duar ata shprehen se do e përshkallëzojnë protestën, deri në tërheqjen e qeverisë.
Banorët shprehen se e kundërshtojnë projektin e kryeministrit Rama për të grabitur tokat e tyre dhe deklarojnë se do përballen me këdo që vjen t’u grabisë pronat e tyre. Sakaq, qytetarët së bashku me opozitën, janë në pritje të protestës massive të 16 shkurtit.