Home KRYESORE Habit Rama studentët: Kaq pula jeni? Do t’ju digjet viti!

Habit Rama studentët: Kaq pula jeni? Do t’ju digjet viti!

Kryeministri Rama ka qenë sot në një takim me studentë në konviktet e Mjekësisë.

Rama u është përgjigjur pyetjeve të studentëve lidhur me problematika të ndryshme të ngritura nga protesta studentore.

I pyetur për çështjen e bursave, Rama tha se qeveria i ka lekët dhe është gati t’ua kalojë studentëve në bankë, por pengesa vjen nga fakultetet, pasi qeveria nuk ka listat.

“E keni më kollaj të mblidheni kundër meje dhe nuk protestoni për të marrë atë që ju takon, se nuk ju lënë ca Mark Mark”, tha Rama. Më tej Kryemninistri vijoi duke u thënë studentëve të kthehen në shkollë, sepse do të rrezikojnë të humbasin vitin.

“Kaq pula jeni, ju. Do t’ju digjet viti po ju them. Lëre se cfarë thonë, që do djegim vitin, do bëhet mullar, kolaps dhe pastaj do lindë një jetë e re. Do t’ju digjet viti, ose do t’ju shtyhet . Dhe nëse mësimi nuk vazhdon do rrish prapë tek kjo dhoma në korrik dhe në gusht dhe ne nuk do kemi mundësi ta rregullojmë”. tha Rama. / M.B

Share: