Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë prerë se për sa kohë të jetë ai kryeministër, taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet.
“Shpresoj se më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj gjatë një vizite që i bëri kompleksit memorial në Gllogjan.
Më tej kryeministri Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do të shkëmbejë kufij. “Le ta harrojë gjithkush që do të japim troje dhe kufij, ne nuk e kemi harruar marrëveshjen e Demarkacionit, por kemi rënë dakort për ta korrigjuar atë marrëveshje. Kufiri është në Çakorr dhe kullë, ne me Serbinë duhet të njihemi me kujft ekzistues”, është shprehur Haradinaj.