Dashi
Sa vështirë sot për të bërë edhe gjërat më elementare! Është Marsi ai që jua turbullon idetë e sjell pështjellim, dujke iu bërë konfuzë e të pavendosur. Kujdes kanë filluar tensionet në raportet me partnerin.
Dashi
Një dëshirë të marrë për t’u hedhur në aventura, apo është thjesht një moment për të nxjerrë gjithë dufin e akumuluar gjatë këtyre ditëve? Bëni më të mirën që ju duket, por mos abuzoni me forcat dhe energjitë tuaja.
Binjakët
Mbështetja që do t’ju japë Afërdita sot është shumë domethënëse, për arsye se pikërisht në planin sentimental keni shumë nevojë. Mosmarrëveshjet me dikë mund të evitohen duke u treguar më tolerantë.
Gaforrja
Kuadri yjor në përgjithësi është pozitiv dhe dita pritet të jetë mjaft e mirë në planin profesional. Megjithatë ju këshillohet të merreni më shumë me veten tuaj dhe me problemet në raportet me partnerin.
Luani
Sot duket se jeni të “preferuarit”e yjeve, pasi janë disa planetët e mirë. Në plan të parë është Afërdita që sjell stimuj të rinj për erosin. Një mik, apo një njohje e re mund të shënojnë një kthesë pozitive.
Virgjëresha
Pritet një ditë me shumë impenjime dhe ritmi marramendës do të ndikojë jo pak në gjendjen tuaj shpirtërore, por nuk do të mungojnë sadisfaksionet edhe ne planin ekonomik. Hëna mund t’jua prishë pak humorin.
Peshorja
Edhe pse yjet ju favorizojnë në shumë drejtime, nuk është rasti të ndërmerrni iniciativa apo të hidhni hapa të pastudiuara, pasi situata mund të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme. Intensive raportet ndërpersonale.
Akrepi
Marsi dhe Merkuri janë në një orbitë mjaft pozitive për ju, duke stimuluar cilësitë më të mira që keni. Nëse merreni pak shumë me veten tuaj, me siguri që edhe ato pak probleme në planin sentimental eliminohen.
Shigjetari
Duhet të “shtrëngoni dhëmbët” e të pritni momente më të mira, pasi situata yjore nuk është e favorshme për momentin. Jupiteri sjell ankime dhe pesimizëm, prandaj evitoni të qëndroni pasivë e në vetmi.
Bricjapi
Në përgjithësi parashikohet një ditë e mirë, por jeni disi të papërqendruar (ndoshta për shkak të Hënës negative në shenjë) dhe hezitues për të marrë një vendim. Kujdes me sëmundjet e stinës!
Ujori
Dita e sotme duket se do të jetë shumë interesante në planin ekonomik, sepse është Jupiteri në shenjë ai që ju bën të jeni të favorizuar në një tratativë. Vetëm se duhet të tregoheni të përpiktë me partnerët.
Peshqit
Sot ka të ngjarë të jeni shumë aktivë, pasi Merkuri, Marsi dhe Saturni mund të ushqejnë dëshirën tuaj për të bërë gjithçka. Rrethi i miqve tuaj mund të zgjerohet, por mos harroni se duhet t’i përzgjidhni ju vetë.