Ish-ministri i Drejtësisë gjatë qeverisë “Rama 1”, Ylli Manjani ka deklaruar sot se programi i prezantuar nga Basha për klimën e biznesit është i duhuri për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ai e quan atë si të thjeshtë, realist dhe i duhur, ndërkohë që argumenton se do ta votojë që të ketë arsye të kërkojë hesap për zbatimin e tij.
“Jam 100% dakort me këtë program dhe kam ndërmend ta votoj sapo të më jepet rasti! Do ta votoj që të kem të drejtë të kërkoj hesap për zbatimin e tij”, – shkruan Manjani në facebook.
Statusi i plotë:
Lulzim Basha ka prezantuar sot një program për klimën e biznesit.
Ishte i thjeshtë; konkret; realist dhe i duhuri për të vende të reja pune dhe nxjerrjen e vendit nga kriza.
Jam 100% dakort me këtë program dhe kam ndërmend ta votoj sapo të më jepet rasti!
Do ta votoj që të kem të drejtë të kërkoj hesap për zbatimin e tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)