Kanella Cejlon, ose “kanella e vërtetë,” ka vendlindjen në Sri Lanka dhe në pjesët jugore të Indisë. Kjo kanellë përgatitet nga pjesa e brendshme e lëvores së pemës Cinnamomum verum. Cejloni ka një ngjyrë kafe të ndezur me shkopinj me shtresa të buta, dhe cilësi superiore.
Kanella cejlon është më pak e zakontë dhe shpesh është përdorur si erëz gatimi. Ajo është shumë herë më e shtrenjtë se variaetit Kasia. Kjo kanellë përshkruhet si një erëz me aromë të ëmbël delikate, e mrekullueshme për ëmbëlsira. Rreth 50-63% e vajit të saj esencial është e llojit cinnamaldehyde, një sasi shumë e ulët në krahasim me varietetin Kasia.
Kanella Cejlon dhe ajo Kasia janë të dyja të mira për diabetikët. Për breza të tërë, kanellës i janë thurur lavde për vlerat shëndetësore. Në veçanti, kjo erëz është vlerësuar për aftësinë që ka në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, që është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.
Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës.
Doza standarde e kanellës Kasia duhet të jetë nga 1 deri në 6 gramë në ditë.Të dyja varietetet kanë ndikim në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe kundër diabetit. Por varieti Cejlon ka shumë më pak mundësi të shkaktojë efekte anesore edhe nëse konsumohet në sasi më të mëdha.
Kanella përmban shumë antioksidantë
Kanella përmban antioksidantë të fuqishëm siç është polifenoli. Një studim i kohëve të fundit që krahasonte aktivitetin e antioksidantëve të 26 erëzave shpalli fituese kanellën, e cila ia kalonte edhe të ashtuquajturave ‘super ushqime’ si hudhra apo rigoni. Kanella lufton inflamacionin. Inflamacioni në organizëm ka një rol të dëmshëm. Kanella ndihmon në shmangien e tij, luftimin e infeksioneve si dhe në riparimin e dëmeve në qeliza. Kanella Ceylon ka dhene efekte shume pozitive per renien ne peshe.
Tek dyqanet Neranxi do te gjeni Kanellen Ceylon dhe Kanellen Kassia shkop dhe te bluar. Te dyja ne cilesi superiore, organike, te certifikuara konform standardeve te BE dhe me nje cmim shumë më të lire se kudo.