Home KRYESORE Lala: Dyshime për një tjetër rast abuzimi në Kavajë

Lala: Dyshime për një tjetër rast abuzimi në Kavajë

Një tjetër rast abuzimi dyshohet të ketë ngjarë në Kavajë. Informacionin e ka dhënë në studion e emisionit “Opinion” gazetarja Klodiana Lala, e cila bëri më dije se sipas një informacioni, psikologia e Bashkisë ka ngritur dyshime për abuzim të mundshëm me një vajzë të mitur, prindërit e së cilës janë me probleme të shëndetit mendor.

Psikologia ka ngritur dyshime se vajza mund të jetë objekt abuzimi, por pa patur ndonjë fakt konkret.

Lala tha se policia i ka dërguar informacionet në qendrën e mbrojtjes së fëmijëve për të mësuar nëse ka ndonjë indicie konkrete. Duket se pas publikimit në media të rastit të 13-vjeçares, tashmë ka një vëmendje më të lartë ndaj rasteve të tilla. / M.B./Opinion

Share: