Në një deklaratë të lexuar përpara mediave, mjekët kërkojnë “ nga administrata e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë që gjithë personeli të ketë ambiente pune të qeta dhe të sigurta”, ku mjekët nënvizojnë nevojën e pajisjes me “ roje sigurie me kompetenca profesionale që bëjnë të mundur minimizimin e këtyre akteve” si dhe rishikimin e kuadrit ligjor përkatës.
Edhe Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot pas akteve të dhunës së ndodhura dje në ambientet e QSUT-së ndaj një mjeku infeksionist.