Ka përfunduar takimi midis një delegacioni pedagogësh dhe Ministres së Arsimit, Besa Shahini, i zhvilluar pak minuta më parë në zyrën e kësaj të fundit.
Mark Marku, pedagog në Fakultetin Filologjik në Tiranë, tha për mediat, pas daljes nga takimi, se nuk pati asgjë konstruktive nga ky takim.
Marku tha se nuk kishin shkuar për të negociuar me ministren, por për ti parashtruar kërkesat.
Më tej, delegacioni i pedagovëve, është shprehur se do ta presë deri në orën 1.00 të mbrëmjes së sotme, Ministrinë e Arsimit, për një përgjigje lidhur me kërkesat e tyre. Në të kundërt më pas trupa akademike, do të vendosë se si do të vazhdojë greva e pedagogëve.
“Në diskutuam për gjendjen në të cilën ndodhen universitetet sot, dhe i qëndruam pak a shumë kërkesave që takimi i asambleve të fakulteve të Tiranës pati më herët. Nuk pati një qëndrim konkret nga ministrja e Arsimit. Nuk u shpreh për asnjë nga kërkesat tona. Tentoi ta çojë si diskutim drejt një mos rezultati, që e cilësojmë si mospërgjigje ndaj kërkesave tona.
Do presim deri në darkë dhe do përcaktojmë vendimin tonë për këtë mosreagim ndaj kërkesave tona.”, tha Marku.
Më tej mbi takimi, Marku shtoi
“Ministria nuk e ka vullnetin në formën adekuate të gjendjes së rëndë në të cilat janë universitetet.
Ne tani do të konsultohemi me asambletë. Vendimi për grevë do të merret nga pedagogët. Do presim deri në orën 1.00 të mbrëmjes së sotme dhe në të kundërt do ta konsiderojmë si refuzim të kërkesave tona dhe më pas do ti drejtohemi trupës akademike, për vendime të mëtejshme.”, përfundoi Marku. D./opinion.al