Home KRYESORE Policia në Filologjik, Mark Marku: Ky është imazhi i policisë së Lleshaj!

Policia në Filologjik, Mark Marku: Ky është imazhi i policisë së Lleshaj!

Pedagogu i njohur Mark Marku, bëri publike ditën e sotme një video, ku efektivë të Policisë së Shtetit kishin hyrë në oborrin e Fakultetit Filologjik në Tiranë.

Marku ka akuzuar në një deklaratë për mediat, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogët dhe studentët.

“Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë, këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?”, tha pedgogu Marku.

Nuk ka ende një shpjegim nga Policia e Shtetit për praninë e policëve sot në ambientet e Fakultetit Filogjik, ndërkohë që ky e organ e ka të ndaluar të futet në ambiente universitare pa kërkesën e Rektorit të Universitetit. D.L

Share: