Home KRYESORE Politika me eshtrat, është një politikë mortore!

Politika me eshtrat, është një politikë mortore!

Nga Raimonda Shundi Dervishi

Merrini, jua solla! Ishte terren i vështirë dhe vazhdimisht bënte mot i keq. Kështu nis dhe ky është emëruesi i përbashkët i tërë kalvarit rraskapitës për gjetjen dhe çvarrimin e eshtrave tëushtarëve Italianë që erdhën si pushtues në tokën Shqiptare. Atmosfera e zymtë që përshkon pothuajse gjithë romanin “ Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ishte një nga elementët e zakonshëm të kësaj vepre. E natyrisht, trishtimi i autorit mëshoqëron mua si lexues në labirinthet e tragjedisë sonë njërëzoreku ka vazhdimisht kohë të keqe, mjegull, shi, erë, ftohtë, borë,baltë… KËSHTU NIS, E PO KËSHTU BITIS.

Që kur morën misionin Gjenerali dhe Prifti, nisen me kohë të lagur dhe erë. Edhe kur mbërrijnë në Shqipëri mjegulla, era, shiu i shoqëron. Edhe gjatë gërmimeve, zbulimit të varreve, udhëtimeve apo rikujtimeve të ndryshme, atmosfera është e tillë, si element i rëndësishëm i komponentëve të romanit. Jashtë skemave të realizmit socialist dhe trajtimit bardhë e zi të personazheve, Kadare krijoi figurat e Gjeneralit, Priftit, Nicës dhe Gjeneral-leitnantit si figura komplekse të cilat janë të individualizuara si në portretin fizik, ashtu dhe në atë psikologjik. Figura e Gjeneralit: Autoritar, me etje për lavdi, i ftoftë. E kërkon atë edhe nga skeletet e ushtarëve të vrarë në luftë, varrosur në tokë të huaj. Urren Shqiptarët në tërësi, bashkë me Priftin. Po dhe i pëlqen historitë, këngët, vallet e tyre dhe trimëritë që i tregon Prifti. Ashtu siç në raste të tjera i quan BARBARË. Më ka intriguar pa fund si shumë e shumë të tjerë Kadare me romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Shpesh më shfaqen qartazi personazhet e qëndisur, brenga, dialogët brilantë, dramën e plakës Nice, vajza e përdhunuar, vejuasha Beti me insistimin e kthimit të eshtrave tëheroit të saj, kolonelit Xampa.

E po kështu, sa herë shfaqen diskutimet mbi varrezat dhe eshtrat e ushtarëve grekë në Shqipërinë e sotme të 2018 (për ta precizuardatën 17.11), më shfaqet kjo atmofesë gri me shi, erë, baltë e gjeneralë që trajtojnë si barbarë vendin që i mban prej kaq e kaq vitesh eshtrat, e bashkë me to edhe bëmat apo historitë e tyre. Si ka mundësi që në gjithë këto vite, nuk u shfaq asnjë vejushë Beti të kërkojë eshtrat e heroit të saj dergjur në vendin e barbarëve? Si nuk u shfaq asnjë gjeneral i ftohtë autoritar të kërkojë kthimin e ushtrisë së tijë?! Si nuk u shfaq asnjë djalë, vajzë,prind të cojëkëtë trup të kthyer tashmë në një skelet nr në vendin nga nisi kjo aventur barbare ku numri i tyre nuk është indiferent; rreth 3741djem u shuan në terrenin tonë (numër ky i rezervuar pasi vjen nga zyrat greke). E teksa balta, shiu, mjergulla më cunamojnë mëndjen time të çartafillosur, përpiqem të lidh gjeneralët e Betët nëzhvillime shumë herë më otimiste nga ajo e nisjes së zezë. Jemisulmuar, jemi pushtuar, shkatërruar, e askurrë nuk kemi kërcënuar kënd, kurrë nuk kemi dhunuar apo më keq akoma masakruar. Por, pamëvarësisht realitetit të bardhë Shqiptar ,vazhdimisht jemi shantazhuar, manipuluar e trajtuar si kur jemi ne faji që ata djem në vendin tonë humbën të vetmen gjëtë pa kthyeshme, jetën e tyre.

Në qoftë se shtetit Grek u interesojnë dhe u dhimbëkërkanë kaq shumë disa eshtra të ushtarëve të vrarë në tokën Shqiptare, JO NGA SHQIPTARËT, përse nuk merr mundimin që këto eshtra t’i zhvarrosë dhe t’i rivarosë brenda tokës së kufirit helen?! Me ç’motiv dhe arsye vazhdon të na i lërë ne duke pretenduar qënderimet për ta t’i bëjnë brenda kufirit tonë tokësor?! Nuk do ishte më e udhës dhe dinjitoze, njerëzore, që në nderim të të rënëve, shteti grek t’i ri–varroste brenda kufijve të tij dhe t’i bënte të tëra nderimet e duhura, pa pasur nevojë të krijojë konflikte të paqëna dhe herë pas here dhe precendetë jo normalë diplomatik? Por edhe në rastin e diplomacisë konfuze që po jetojmë, ku janë Betët vallë??

Kombi Grek, që i ka dhënë njerëzimit rregullat e para tëdemokracisë “Athinjote”, që i ka dhënë njërëzimit Homerin, Eskilin, Sokratin dhe plotë korifej të mendimit dhe kulturës, që edhe sot mbahet dhe çmohet, duhet të bëjë kujdes të mos bie në batakun e një arrogance dhe politike që nuk ia ka këshilluar askush nga paraardhësit dhe nuk ia këshillon po askush edhe sot. Toka e Shqiptarëve shërben vetëm për eshtrat e kilomatrave po Shqiptare, e nëse nuk ke kombësinëShqiptare, atëherë kini mirësinë të jeni gjeneralë dhe kristjanëtë mirë, pra,

Gjejini ku i kini dhe merrini, mos na i lini këtu!

Share: