Home Approccio Italo Albanese Rama intervistë për Corriere-n: Nuk e mendoj dorëheqjen, opozita në krizë

Rama intervistë për Corriere-n: Nuk e mendoj dorëheqjen, opozita në krizë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, ku thotë se nuk ka ndërmend as të japë dorëheqjen dhe as të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Ramës, është opozita shqiptare ajo që ndodhet në një krizë të thellë. “Nuk po ndodh asgjë. Ka një krizë të thellë të opozitës e cila nuk është në gjendje ta sfidojë politikisht qeverinë. Kjo minorancë është më e dobët se në vitin 2017. Nëse do të shkonim në votime nesër, do të merrte më pak vota”, është shprehur Rama.

I pyetur nëse po merr në konsideratë dorëheqjen, ai ka thënë prerë se një gjë e tillë nuk i shkon ndër mend.

“As nuk e çoj nëpër mend. Kam marrë një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë neto në Parlament dhe unë kam një detyrim ndaj bashkëkombësve. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. Detyrimi im i vetëm është kontrata me popullin shqiptar që na ka dhënë votën për të qeverisur”, ka thënë kryeministri.

Lidhur me protestën, Rama është shprehur se: “Gjëja e vetme që bëri protesta e opozitës, ishtë dhënia e një imazhi negativ të Shqipërisë dhe një dhunë absurde, me një rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete është shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhe, e instaluar në oborrin e kryeministrisë/opinion.al

Share: