Kryeministri Edi Rama ka vendosur të hyjë “live” në Facebook, në orët e vona mbreme, dhe pas mesnate për t’i kthyer përgjigje një komentueseje, si dhe për të dhënë një mesazh disi të çuditshëm.
Ka thënë se të gjithë sakrificën e madhe dhe luftën e përditshme e të mundueshme e bën për të mirën e shokëve dhe shoqeve të Zahos.
“Po të ishte për mua”, tha Rama, “kisha ikur te shtëpia ime aty në katund. Kisha bredhur botën me artin tim”. Por Rama harron nje gje se si artist pa qene kryeminister nuk eshte se kishte kete sukses qe ka si i tille ne pikturat e tij!
Dhe kryeminister ate e kane premtimet qe u beri njerezve per jeten e tyre dhe te femijeve te tyre te cilat jo qe nuk i ka mbajtur, por i ka zbritur deri aty sa nuk mban me. Per kete Rama duhet te jape llogari dhe jo te shesise si kryeminister piktor neper bote me parate e shqiptareve!
Pjesë nga monologu i Ramës:
“Ata nuk e kanë me mua por me ju. Me të ardhmen e fëmijëve tanë. Më shikoni në sy dhe mos e harroni. Po të ishte për mua dhe për rehatinë time kisha ikur me kohë në shpinë time aty në katund dhe kisha qetësuar njëherë e mirë të gjallë e të vdekurit e mi. Bridhja botën me artin tim, dhe nuk rrija në Facebook dhe Whatsap, me juve jep e merr, probleme lloj lloj, me bursa, ilace. Por s’është as për barkun tim as për xhepin tim, jo kjo është për mendjen që më thotë se ky vend bëhet, për shokët dhe shoqet e Zahos. Për Shqipërinë që ata meritojnë”