Pas refuzimit nga alpinisti shqiptar që ngjiti majën e malit Everest Flori Haçkaj, kryeministri Rama është refuzuar edhe nga pedagogu dhe shkrimtari Gazmend Kapllani.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kapllani, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se sot ka marrë ftesë nga Kryeministri për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, por që ai ka vendosur ta refuzojë.
“Mora nje ftese nga kryeministri sot qe te shkoj ne Samitin e diaspores (mire qe nuk e thone G7 e Diaspores). Ne radhe te pare shpreh mirenjohjen time. Ne radhe te dyte nuk sqarohet ne ftese se si te vij. Ndoshta ngaqe ne te brezit te pare te emigranteve e kemi kaluar kufirin me kembe apo te fshehur neper trena dhe direke anijesh, pritet qe te shkojme ne atdhe per Samitin me auto stop.”, – shkruan Kapllani.
Më tej ai shprehet se nëse duan dialog me diasporën, atëherë duhet të gjejnë mënyra më serioze.
“Nejse, lereni rehat diasporen o njerez te mire.
Ne se doni te hapni dialog me te, meqe permasa diasporike e shqiptareve eshte nje nga gjerat me te vyera dhe njekohesisht nga me te urryerat nga regjimi komunist, gjeni menyra te tjera dhe serioze. Lerini keto tarataxhumet dhe samitet dhe simitet qeveritare. Nuk eshte dekor per lavdine e cdo kryeministri diaspora. Kane pune ata te diaspores, se kalojne kohen neper kafe dhe zyra ministrash dhe deputetesh analfabete…”, – shkruan Kapllani.
(B.B/ Faxweb.al)