Për herë të parë pas arratisjes së tij në drejtim të Hungarisë ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski u shfaq në një intervistë ku tregon detaje se si u fut në territorin shqiptar dhe si operoi në Tiranë.
Lideri i VMRO DMPNE u rrëfye për televizionin hungarez TV Sitel, ku deklaroi se kishte kaluar shumë thjesht kufirin shqiptar, dhe më pas në Tiranë i kishte kërkuar ambasadës hungareze statusin e azilit politik.
“Në fillim doja të shkoja në burg, por më pas mora informacion se ishte kurdisur një plan për të më vrarë dhe ndryshova mendje”, deklaroi ai.
Gruevski u përgjigj edhe për mundësitë një ekstradimi në Shkup. “Nuk di ç’të them, bëra atë që mu duk veprimi më i mirë në atë moment, të shpëtoj jetën”, tha ai.
Ish kryeministri maqedonas shprehet se mendon të rikthehet në vendin e tij, kur të mbarojë “përndjekja me prapavijë politike” ndaj tij. Gruevski është dënuar me dy vjet burg nga gjykata maqedonase për blerjen e një automjeti luksoz./Fast News