Debati mes kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi dhe botuesit Carlo Bolino në emisionin “Open”, në Top Channel, ka degjeneruar në përplasje të fortë dhe fyerje personale.
Pas komenteve të Carlo Bolinos, kundër djegies së mandateve nga opozita e bashkuar, Shehi i thotë atij dhe një analisti në studio:
“Ju jeni njerëz të Edi Ramës, po mjaft tani, komentet e tua bëji në Itali. Kemi dalë nga ai Parlament sepse nuk na pëlqen ky regjim”,- është shprehur deputeti opozitar.
Bolino ka replikuar me ngritjen e zërit:
“Jam shqiptar, kam 4 vite që jetoj këtu, kam marrë pasaport shqiptare. Mos bëni thirrje raciste”.
n.s. / dita.