Nga Romeo Hanxhari
Para dy ditësh m’u vështirosën të gjitha portalet apo gazetat. Një turbullirë neveritëse me përmbajtje maskiliste, servile, dhe jo profesionale!!!
Botimi i “lajmit” që “aktori Veleshnja i tha publikisht të dashurës kurvë, ne instagram, sepse ai zbuloi që ajo e tradhtonte”, ishte një tredhje e parimeve të etikës në kete vend mizerabel.
Se pari, cdo media do të duhej te pyeste parimet e veta: me çfare te drejte nje mashkull shan publikisht te dashuren “kurvë”??!! E të vazhdonte me pyetjet: Te tradhtoi mor zoti mashkull? E po pastaj?! Prona jote eshte femra o idiot?! Nese te tradhtoi, ka patur arsyet e veta: ka qene e pakenaqur ose e padashuruar. Grua nuk e kishe, që ta hidhje ne gjyq. Atehere?! Thjesht ndahuni nëse te paska prekur. Kaq. Asnje te drejte s’ke ta ofendosh publikisht. Keto pyetje retorike duhet te bente media.
…Dhe shoqeria qe rri e ben sehir e te qan hallin ty o mashkull i roitur nga mendtë “he mos u merzit, c’merresh me ate, ti je yll”. O zot! Shoqeri e cmendur!
Se dyti, si mundet nje media te botoje nje ofendim publik ndaj nje personi, pa e pyetur, a pa i marre versionin e vet? Fakti qe aktori qenka i famshem, nuk do te thote domosdoshmerisht qe eshte edhe normal nga trute apo nga sjellja ne raste te vecanta. Ja ta zeme se rreshqiti nga fiqiri “aktori i famshem”??
Merr neper goje nje femer, i thote “kurve me 4 dashnorë” dhe ti si media ia boton emer e mbiemer personit që shahet, pra viktimës së çmendurisë ne kete rast…
Qershiza mbi ke(a)k ishte lajmi qe “asgje nuk ishte e vertete, sepse ia paskan hakeruar instagramin njeriut”… O mortjeeee! He, cfare ju mbeti tani? Dmth, botuat nje idiotizem/maskarallek qe edhe sikur te ishte i vertete nuk do duhej te botohej ne asnje menyre. E tani per me teper, ju del dhe fals…
Turp e faqe e zezë! Na e shpifët çdo gje ne kete vend…