Super skuadra speciale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “SEAL” mësohet se ka bërë një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës.
Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara njihet si skuadra me e stërvitur e SHBA-ve dhe ky është një privilegj i madh për Forcat Speciale Shqiptare, shkruan Albeu.com.
Njoftimin e ka bërë publike vetë Ambasada Amerikane në Tiranë.
Njoftimi:
Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës. Kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s./Tirana News