Home KRYESORE Transportonin “mall” nga Shqipëria, shqiptarët kapen në pyll me çanta

Transportonin “mall” nga Shqipëria, shqiptarët kapen në pyll me çanta

Tre shqiptarë janë kapur “mat” mëngjesin e sotëm, ndërsa po përpiqeshin të kalonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Greqi.

Shqiptarët po udhëtonin me disa çanta në të cilat kishin 113 kg marijuanë/

Ata u pikasën në kufirin greko-shqiptar, në një zonë pyjore të quajtur Leptokarias, pranë Igumenicës.

Policia greke bën me dije se shqiptarët janë të moshës 23, 24 dhe 31-vjec.

Sasia e lëndës narkotike ishte e ndarë në 99 pako.

Këtij aksioni kanë mundur ti shpëtojnë dy shtetas të tjerë shqiptarë, që janë larguar me vrap në tokën shqiptare. D.l

Share: