Home KRYESORE Vdekja e pacientit, gjykata pezullon nga puna dy mjekë në Fier

Vdekja e pacientit, gjykata pezullon nga puna dy mjekë në Fier

Gjykata e Fierit vendosi pezullimin nga puna për dy mjekë të Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier. Bledi Dhespollari dhe Emiljano Myrtaj janë pezulluar nga puna, ndërkaq  është vendosur detyrim paraqitje për kardiologun Viktor Gjini.

Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Fier e mori këtë vendim pas  denoncimit të familjareve të Besnik Ramajt, i cili ndërroi jetë në muajin dhjetor.

Familjarët e 43-vjeçarit, paditën mjekët sepse sipas tyre nuk kishin dhënë në kohë ndihmën dhe shërbimin e duhur mjekësot, neglizhencë që rezultoi fatale për të afërmin e tyre./E.M/opinion.al

Share: