Home KRYESORE Sherr Spiropali – Kryemadhi: Spiropali: Vidhje vota kur mësoja. Kryemadhi: Diploma juaj...

Sherr Spiropali – Kryemadhi: Spiropali: Vidhje vota kur mësoja. Kryemadhi: Diploma juaj lëpirja

Një tjetër përplasje që është shënuar në Kuvend në seancën e sotme plenare është edhe ai midis kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe Ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.

“Sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Ramës që kam këtu po ju bëj me dije se Kejdi Mehmetaj dhe Flodia Kërpaci të dyja janë diplomuar. Këta që kam mbrapa nuk e dinë se çfarë është diploma. Ajo ministrja e Arsimit vjen me një kolegj fetar, ndersa Spiropali s’dihet a ka diplomë. Mos guxojë më njeri nga ju që të përmendi diplomat se po qe për diploma nuk dimë si të dalim nga kjo. Ju vetëm me një diplomë na e kaloni, diplomën për t’ju lëpirë menderen kryetarit të partisë, këtu na e kaloni ju. Po ju them edhe një herë mblidhni radhët dhe mos shkatërroni këto asete të shqiptarëve sepse mund të jetë shumë vonë për ju” u pa të thoshte Kryemadhi.

Ndërsa Spiropali në fjalën e saj, i ka kujtuar Kryemadhit që të vetmen diplomë që kanë është vjedhja e votave në vitin 1999, kur ajo bashkë me Ministren e Arsimit bënin shkollë në Amerikë.

“Në 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe znj. Malaj që e keni në grupin tuaj mund t’jua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në Shqipëri që fituan një bursë në Kombet e Bashkuara, kohë kur ju vidhnit votat e FRESSH, shkatëruat sistemin edhe brenda PS. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne. Frika juaj më e madhe nuk është kjo që po ndodh, por që do humbi gjithnjë e më thellë. Rama do fitojë sërish dhe ju do bëheni gjithnjë e më të parëndësishëm. Bëni politikë për njerëzit që i shërben të ardhmes. Politikës tuaj të vjetër i ka ardhur fundi.”, tha Kryemadhi./opinion.al

Share: