Home KRYESORE Gruevski dhe Zaev te shqetesuar per rritjen e popullsise shqiptare

Gruevski dhe Zaev te shqetesuar per rritjen e popullsise shqiptare

Shkup, 25 Mars, Zhurnal.mk – Shqiptarët në Maqedoni të Veriut nga viti në vit po shtohen shpejt për nga numri, ndërsa maqedonasit po zvogëlohen shumë, thonë të gjeturat e të dhënave për shtatë vitet e fundit, sipas një hulumtimi disa javësh nga Zhurnal.mk.

Të dhënat e siguruara nga Zhurnal.mk thonë se prej vitit 2010 deri në vitin 2016 shqiptarët kanë një bilanc pozitiv të shtimit me një mesatare prej mbi 4600 më shumë për çdo vit.

E maqedonasit e kanë bilancin negativ, sepse ata po zvogëlohen me një mesatare prej mbi 2600 më pakpër çdo vit.

Dallimi midis lindjeve dhe vdekjeve midis maqedonasve dhe shqiptarëve gjatë viteve 2010 deri 2017 – nëse është për t’u besuar të dhënave zyrtare të organeve shtetërore të Maqedonisë së Veriut – shihet në tabelat 1, 2, dhe 3 të përpunuara nga Zhurnal.mk :


Tabela 1, Lindjet: 



Tabela 1 thotë se maqedonasit nga viti 2010 deri në 2017  kanë një mesatare të lindjes së fëmijëve prej 11932,625 fëmijë në vit, ndërsa shqiptarët këtë mesatare të lindjeve e kanë në 7809,625 në vit.

Tabela në fjalë deshifron se numri i lindjeve të maqedonasve është vetëm për 1.527 herë më i madh sesa i shqiptarëve.

Mirëpo maqedonasit e kanë numrin e vdekjeve dukshëm më të madh sesa lindjet në raport me vetveten e tyre, e në të njëjtën kohë edhe numri i vdekjeve të maqedonasve është dukshëm më i madh sesa vdekjet e shqiptarëve. 

Tabela 2 dëshifron se numri i vdekjeve tek maqedonasit është 4.493 herë më i madh sesa numri i vdekjeve tek shqiptarët. 


Tabela 2, Vdekjet:



Tabela 2 thotë se vdekjet mesatare e maqedonasve nga viti 2010 deri në vitin 2016 është 14674,142 për çdo vit, ndërsa mesatarja e vdekjeve tek shqiptarët është 3265,714 në vit (periudha 2010-2016).

Prandaj, bilanci i shtimit të numri të maqedonasve gjatë viteve 2010 deri në vitin 2016 është negativ, sepse ka më shumë vdekje sesa lindje fëmijësh. 

Ndërsa tek shqiptarët po ndodhë e kundërta. Shqiptarët kanë bilancin e shtimit pozitiv, sepse kanë më shumë lindje sesa vdekje.

Këtë e sqaron tabela nr 3. :

Tabela 3, Shtimi/Rënia në numra:



Tabela 3 deshifron se numri mesatar i zvogëlimit tek maqedonasit nga viti 2010 deri në 2016 është 2645,428 për çdo vit. Me fjalë të tjera gjatë periudhës 2010 – 2016 për çdo vit ka mesatarisht 2645,428 më pak për secilin vit.

E tek shqiptarët bilanci është pozitiv. Sipas tabelës 3 shtimi mesatar për secilin vit nga 2010 deri në 2016 është 4601,857, përkatësisht se ka po kaq shqiptarë më shumë secilin vit gjatë kësaj periudhe.

Kështu që, gjatë periudhës 7 vjeçare (2010-2016) numri i maqedonasve është zbritur me 18555 maqedonas (më pak), ndërsa  shqiptarët janë shtuar me 32213 sish.

Këto zbërthime shifrash thonë se numri i shqiptarëve në Maqedoni të veriut po rritet në mënyrë konstante ndërsa numri i maqedonasve po zvogëlohet gradualisht.

Këto të shifra të lindjeve, vdekjeve dhe shtimit (apo rënies tek maqedonasit) janë bërë nga Zhurnal.mk në bazë të të dhënave të grumbulluara e të përpunuara nga të dhënat zyrtare që i posedojnë organet shtetërore në Maqedonisë së Veriut (v.j. nëse mund t’u besohet këtyre organeve në Shkup, sepse ka dyshime se këto dallime numrash e shifrash janë edhe më mëdha dhe edhe më shumë në favor të shqiptarëve e në dëm të maqedonasve sepse ato filtrohen dhe reduktohen gjatë përpunimit të tyre). 

Sipas këtyre gjetjeve dhe krahasimeve nga këto hulumtime të zbërthyera në tre tabelat e më larta, është e lehtë që të sqarohet arsyeja pse LSDM po tenton që të imponojë ndaj shqiptarëve një ligj të ri për shtesat e fëmijëve, me të cilin synohet që të zvogëlohet në mënyrë drastike numri i familjeve përkatësisht fëmijëve shqiptarë që do të merrnin shtesa fëmijësh.

Partia e Zoran Zaevit, tash e përkrahur edhe nga VMRO-DPMNE po tenton, që ta zvogëlojë drastikisht lindjet e shqiptarëve përmes shkurtimeve buxhetore të propozuara – pa pajtimin e partive shqiptare (tash për tash) – e cili synim kryesor ka zvogëlimin e shtesave për fëmijët shqiptarë.

Këto tentime në mënyrë të drejtpërdrejtë e kanë synimin për të ndalur trendin e shtimit pozitiv të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, dhe ruajtur deri diku dallimin midis numrit të maqedonasve dhe jo-maqedonasve sipas shifrave të regjistrimit të vitit 2002, e kryesisht të shqiptarëve të vendit, sepse shifrat e reja të zbërthyera nga Zhurnal.mk thonë se që nga regjistrimi i viti 2002, ky dallim është duke u ngushtuar në të mirë të shqiptarëve (dhe pakicave turke, rome e boshnjake) në dëm të vet maqedonasve të cilët po zvogëlohen  për nga numri nga viti në vit.

© ZHURNAL 25.03.2019, 15:03 | B.M. |

Share: